Friday, March 6, 2026
Google search engine
BallinaPolitike'Edi Rama është i aftë për grusht shteti', Berisha: Kërkon të asgjësojë...

‘Edi Rama është i aftë për grusht shteti’, Berisha: Kërkon të asgjësojë drejtësinë, ne i themi “Guxo…” – Sot News


Kreu i PD-së Sali Berisha mbajti fjalën e tij në mbledhjen e radhës së Këshillit Kombëtar demokrat, ku u shpreh mjaft ashpër ndaj kryeministrit Rama se po bën gjithçka që të asgjësojë drejtësinë, duke mos lejuar arrestimin e Belinda Ballukut.

Berisha: Edi Rama e faktoi. Në vitin 2021 ai shpërndau 130 mln euro për zonat e dëmtimeve nga tërmeti, i shndërroi zgjedhjet në farsë, 130 mln euro mjaftojnë. Përveç të gjitha këtyre si i biri të atit, arrestoi në vit elektoral liderët e partive opozitare. Ne nuk e parandalonim dot. Ka vetëm një rrugë, largimi i tij nga pushteti. Kjo kërkon ti njohim gjërat siç janë. Nëse ne nuk parandalojmë dot farsën, ne duhet ta vërtetonim. Kishim detyrim të vërtetonim gjithçka ai bëri për të dhunuar votën e tyre. Edhe para komunitetit ndërkombëtar. Ne realizuam plotësisht këtë objektiv. Raporti i OSBE ODIHR, konfirmon këto që u shtrova para jush. Por Edi Rama, bëri gjithçka nga kërcënimet banditeske të diplomatëve te lobimet korruptive të mëdha për ta ndryshuar atë raport.

Ne e mbrojtëm votën. Edi Rama kërkonte me qiri, ku të gjente një shkak tjetër brenda nesh për rezultatin e zgjedhjeve që tua serviste atyre vëzhguesve që kishte kërcënuar. Ja këta kanë këto kanë këto, dhe aty ne nuk binim në atë kurth. Kishim përparësi absolute mbrojtjen e votës. Ju kujtoj cilido që përton me lexua raportin, i them të lexojë vetëm një resht nga rekomandimet e deputetëve të KE, Shqipëria të ndajë partinë nga shteti. Zgjedhjet u zhvilluan nga ne me shtetin. Siç e kishim njoftuar, kryesia është mbledhur periodikisht. Përqendrimi ynë ka qenë në mbrojtjen e votës. Këtë forum nuk e pengon asgjë pa bërë debatin më serioz më të përgjegjshëm, analizën më të shkëlqyer që është bërë ndonjëherë me qëllimin një PD që rrëzon këtë regjim. Kjo është një diktaturë që e shtyp pluralizmin. Kjo diktaturë përdor institucionet për të shtypur pluralizmin. E konfirmojnë 7 rezoluta ndërkombëtare. PD qëndroi fuqishëm. Kjo mbledhje detyron për shkak të situatës emergjente, një agjendë të parashikuar për sot ta shtyjmë për një mbledhje të afërt, të përgatitemi për përgjigjen që duhet ti japim ne kësaj kalbësire që kundërmon në gjithë botën. Kësaj organizate kriminale, që nuk ka kushtetutë as ligj as moral dhe e cila është e aftë të bëjë çdo gjë për të qëndruar në pushtet. Tani është radha jonë, është ora jonë. Shikoni si doli, njeriu që nisi qeverinë duke dalë nga ekrani në ekran me hekura në duar. U tregonte shqiptarëve hekurat, njeriu që çirrej nga ekrani në ekran të arrestohej Berisha Meta. Tani i kapur në flagrancë përdor të gjithë pushtetin e tij të krimit për tu mbrojtur. Edi Rama është i aftë për grusht shteti. I aftë që edhe këtë përpjekje që po bën drejtësia ta asgjësojë. Nuk do kalojmë këtë si rastet e tjera po do bëjmë analizë të thelluar, e them si udhëheqësi i reformës së drejtësisë. I themi guxo. Do bëjmë gjithçka që vend në tokë nuk do të lëmë nëse përpiqesh të marrë pushtetin e drejtësisë. Nuk mund të lemë një hajdut, bandit, një njeri që u ka bërë shqiptarëve më të zeza se asnjë pushtues tjetër.



Burimi sot.com.al

Artikuj te ngjashem
- Advertisment -
Google search engine

Me Te Klikuarat