Saturday, March 7, 2026
Google search engine
BallinaShow BizEdi thyen heshtjen me paralajmërim: 'Tash është koha...'

Edi thyen heshtjen me paralajmërim: ‘Tash është koha…’


Edi Kuçi ka bërë reagimin e tij të parë publik që pas largimit nga shtëpia e Big Brother VIP Kosova, në spektaklin e së hënës.

Ish-banori, rrugëtimi i të cilit u ndërpre pas një televotimi ku vendimi iu la në dorë publikut, kishte zgjedhur të mos prononcohej gjatë këtyre ditëve.

Kjo heshtje e “Cobras” – ndryshe nga banorët e tjerë që zakonisht janë aktivë në media menjëherë pas daljes – kishte ngjallur jo pak kuriozitet te ndjekësit e formatit.

Por, pritjes i ka ardhur fundi. Përmes një postimi në llogarinë e tij në Instagram, Edi ka paralajmëruar se do të sqarojë gjithçka nesër në mbrëmje.

“Nesër. 20:00. Kam me thënë diçka. Ka qenë koha me hesht. Tash është koha me fol,” – shkruan ai në njoftimin e tij të shkurtër.

Ky paralajmërim lë të kuptohet se Kuçi ka shumë për të thënë lidhur me përvojën e tij, pas disa ditësh shkëputje totale nga vëmendja publike. Mbetet për t’u parë se për çfarë saktësisht bëhet fjalë dhe kujt i drejtohet ky mesazh, pas dinamikave të forta që karakterizuan qëndrimin e tij në shtëpi. /Prive By Liberta Spahiu



Burimi Privebruto.com

Artikuj te ngjashem
- Advertisment -
Google search engine

Me Te Klikuarat