Friday, March 6, 2026
Google search engine
BallinaAktualitetElisa Spiropali takohet me përfaqësues të Komisionit Evropian në Bruksel: Asnjë minutë...

Elisa Spiropali takohet me përfaqësues të Komisionit Evropian në Bruksel: Asnjë minutë për të humbur, ruajmë ritmin e përshpejtimit të negociatave


Elisa Spiropali, Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, do të takohet në Bruksel me përfaqësuesit e lartë të Komisionit Europian.
Me një postim në Facebook, Spiropali ka njoftuar mbërritjen në Bruksel nga ku do të diskutojë me shumë për çështjen e negociatave të Shqipërisë në BE. Ditën e nesërme, Spiropali do të pritet nga Zëvendës Presidentja e Komisionit Evropian dhe Përfaqësuesja e Lartë e BE për Punët e Jashtme dhe Sigurinë, Kaja Kallas.

Po ashtu, Spiropali do të pritet nga Komisionerja për Zgjerim Marta Kos, si dhe Drejtori i Përgjithshëm për Zgjerimin dhe Fqinjësinë Lindore në Komisionin Evropian, Gert Jan Koopman.
”Asnjë minutë për të humbur, duke ruajtur ritmin e përshpejtuar të negociatave, për mbështetjen e mëtejshme të transformimit të Shqipërisë, sot e çdo ditë një hap më pranë Europës”, ka shkruar Spiropali në postimin e saj.



Burimi Lexo.al

Artikuj te ngjashem
- Advertisment -
Google search engine

Me Te Klikuarat