Friday, March 6, 2026
Google search engine
BallinaAktualitetElseid Hysaj shkruan historinë, mbrojtësi kuqezi lë pas Lorik Canën dhe bëhet...

Elseid Hysaj shkruan historinë, mbrojtësi kuqezi lë pas Lorik Canën dhe bëhet lojtari me më shumë ndeshje në historinë e Kombëtares shqiptare


Elseid Hysaj ka shkruar një faqe të re në historinë e futbollit shqiptar. Mbrojtësi shkodran është bërë lojtari me më shumë paraqitje në historinë e Kombëtares, duke arritur shifrën rekord prej 94 ndeshjesh me fanellën kuqezi.

Ky moment i artë erdhi gjatë miqësores ndaj Jordanisë, ku Hysaj u aktivizua në minutën e 77-të, për t’u bërë zyrtarisht rekordmeni absolut i Shqipërisë, duke kaluar çdo futbollist tjetër që ka përfaqësuar ngjyrat kuqezi ndër vite.
31-vjeçari, që prej disa sezonesh mbron ngjyrat e Lacios në Serie A, është shembulli më i mirë i përkushtimit, profesionalizmit dhe stabilitetit në shërbim të Kombëtares.

Që nga debutimi i tij në vitin 2013, Hysaj është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes dhe një lider të qetë në fushë, duke qenë pjesë e sukseseve më të mëdha të futbollit shqiptar – përfshirë Euro 2016 dhe Euro 2024.
Me këtë arritje të jashtëzakonshme, Elseid Hysaj vulos emrin e tij në librin e artë të historisë së Kombëtares shqiptare, si një nga futbollistët më të rëndësishëm që ka njohur ndonjëherë futbolli kuqezi.



Source link

Artikuj te ngjashem
- Advertisment -
Google search engine

Me Te Klikuarat