Friday, March 6, 2026
Google search engine
BallinaShow BizErmali me super dhuratë për djalin, i blen makinën luksoze

Ermali me super dhuratë për djalin, i blen makinën luksoze


Këngëtari i njohur Ermal Fejzullahu ka treguar edhe një herë se është një prind mjaft bujar kur bëhet fjalë për gëzimet e fëmijëve të tij.

Me rastin e ditëlindjes së djalit të tij, Artit, Ermali ka organizuar një surprizë që ka lënë pa fjalë ndjekësit në rrjetet sociale, duke dëshmuar lidhjen e fortë që ka me të birin.

Surpriza nuk ishte e zakonshme, pasi Ermali ka zgjedhur t’i dhurojë Artit një makinë luksoze të tipit Volkswagen Golf, ngjyrë të zezë klasike. Makina ka mbërritur e transportuar direkt në derën e shtëpisë, duke u bërë menjëherë qendra e vëmendjes dhe duke u shoqëruar me urimin: “Dhurata para ditëlindjes, urime Arti!”

Një dhuratë plotësisht e merituar tani që Arti po mbush moshën madhore! /Prive By Liberta Spahiu



Burimi Privebruto.com

Artikuj te ngjashem
- Advertisment -
Google search engine

Me Te Klikuarat