Deputeti i PD-së, Tritan Shehu, ka kritikuar kryeministrin Edi Rama për faktin se gjatë vizitës në Izrael nuk përmendi Planin e Paqes të presidentit amerikan Donald Trump.
Sipas Shehut, edhe kur Rama foli për paqen dhe bashkëjetesën mes palestinezëve dhe izraelitëve, ai shmangu çdo referencë ndaj planit që, sipas tij, ka mbështetur shpresën për paqe dhe stabilitet në rajon.
Shehu thekson se kjo heshtje ngre pikëpyetje dhe kërkon shpjegime nga kryeministri, duke shtuar se protokolli i pritjes në Izrael nuk duhet të personalizohet, pasi ai i takon historisë dhe miqësisë mes dy popujve.
Reagimi i Tritan Shehut:
Rama edhe sot ne Izrael nuk tha asnje fjale per Planin e Paqes Trump!!
Edhe kur foli aty per “paqen e bashkejetesen midis palestinezeve e izraeliteve”, asnje prononcim per ate plan mbi te cilin eshte mbeshtetur shpresa e paqes dhe e bashkejeteses ne ate Rajon.
Sikur po paraqiste nje “teze” a kerkese personale, jashte dhe mbi Planin Trump!
Vetem mungese realizmi te jete ky?!
Deri me sot Rama asnjehere nuk e ka pershendetur kete plan thelbesor per paqe e stabilitet, shume me teper se per konfliktin ne Gaza ai.
Ashtu si kane vepruar te gjithe liderat e qeverive a shteteve demokratike.
Rama ne fakt as e ka permendur, sikur te mos egzistone ai Plan.
Jo se kjo ja ul vleren atij Plani unik Paqeje te Presidentit Trump.
Por ngel nje ceshtje, qe Rama duhet te jape shpjegime.
Ku qendron aresyeja? Shume e forte duhet te jete.
Ndersa ne lidhje me protokollin e pritjes se tij ne Izrael, ai nuk mund te personalizohet, sic ne Tirane po tentohet te behet.
I takon shqiptareve, asaj qe ata me heroizem bene dikur gjate pushtimit nazist.
Miqesise se ngushte e respektit te thelle, qe shqiptaret kane per Izraelin, ate vend mik demokratik, barriere ndaj terrorizmit.
Per popullin izraelit, per ata njerez qe per dhjetra vjecare jetuan ketu ne Shqiperi me neve, ne miqesi e lidhje te pa harueshme.
Per ate popull qe ne ngjashmeri me shqiptaret i rrezistuan “dallgeve” te shekujve, shtypjeve, pushtimeve te gjata e tentativave per t’i zhdukur ne identitet, kulture, tradita…
Per t’i tjetersuar, ashtu si tentuan te bejne me shqiptaret per qindra vite.
Por qe ne te dy rastet deshtuan, sepse u qendrua fort e me dinjtet, pavaresisht represionit e terrorit.
Duke bashkuar ngushtesisht keshtu njerezit e vendet tona.
Kjo nuk mund te personalizohet e as privatizohet nga Rama, a kushdo tjeter.



