Saturday, March 7, 2026
Google search engine
BallinaAktualitetFlet kandidati i PS-së për Tepelenën pas fitores, Sako: Do vijojmë punët...

Flet kandidati i PS-së për Tepelenën pas fitores, Sako: Do vijojmë punët e nisura


Kandidati i Partisë Socialiste, Gramoz Sako, ka dalë fitues në zgjedhjet e pjesshme për Bashkinë e Tepelenës, të mbajtura këtë të dielë. Pas përfundimit të procesit të votimit dhe numërimit të votave, Sako falënderoi qytetarët për mbështetjen dhe besimin e dhënë, duke e cilësuar këtë si një fitore të punës dhe përgjegjësisë.

“Pas një fushate të shkurtër, por një fushatë model, një votim i cili u pa edhe nga juve me një kohë me reshje të shumta, qytetarët dolën dhe shprehën vullnetin e tyre. Tani na lind ne detyrimi, kryesisht mua që t’i shërbej qytetarëve për punët e nisura që kemi projekte.
Mirënjohje të pafund për qytetarët e Tepelenës, mirënjohje për Partinë Socialiste që e kishte përcaktuar fitoren që nga dita e parë që unë kam ardhur këtu deri tani,” – tha Sako.



Burimi Lexo.al

Artikuj te ngjashem
- Advertisment -
Google search engine

Me Te Klikuarat