Saturday, March 7, 2026
Google search engine
BallinaPolitike“Flirti i Ramës me Kinën rrezik për Shqipërinë"/ Preçi: Ndërhyrja e elitës...

“Flirti i Ramës me Kinën rrezik për Shqipërinë”/ Preçi: Ndërhyrja e elitës politike në drejtësi ka shqetësuar dhe SHBA – Sot News


Eksperti i ekonomisë Zef Preçi ka komentuar deklaratat e fundit të kryeministrit Edi Rama, të cilat nga kritikët janë interpretuar si një “flirt” me Kinën, duke paralajmëruar se një qasje e tillë përbën rrezik për një vend të vogël si Shqipëria dhe për rolin e saj në arenën ndërkombëtare.

I ftuar në emisionin “Oponencë” në News24, Preçi u shpreh se vendet e vogla nuk mund të pozicionohen mes interesave të fuqive të mëdha.

Sipas Preçit, shqetësimet ndërkombëtare ndaj Shqipërisë lidhen edhe me ndërhyrjet e elitës politike në sistemin e drejtësisë, si dhe me praninë e krimit të organizuar dhe trafikut të paligjshëm. Ai theksoi se këto fenomene janë veçanërisht të ndjeshme për Shtetet e Bashkuara, të cilat i ndjekin nga afër këto zhvillime.

Eksperti i ekonomisë u shpreh skeptik edhe për rolin që Shqipëria apo kryeministri Rama mund të luajnë në raportet mes fuqive të mëdha. “Nuk shoh ndonjë rol real që mund të ketë vendi ynë në këtë përballje globale,” tha ai.

Duke krahasuar orientimin drejt Lindjes me atë drejt Perëndimit, Preçi kujtoi se kjo dilemë është zgjidhur prej dekadash.

Në përfundim, Preçi shprehu shqetësimin se Shqipëria ende nuk ka ndërtuar një aset real konkurrues për rajonin apo për Bashkimin Evropian.

Zef Preçi: Është e panatyrshme dhe e pazakontë të mbajmë pozicione të tilla. Mund të jetë përpjekje për t’u afirmuar, por nuk e përjashtoj që ‘flirti’ me Kinën të përdoret edhe si presion politik. Realiteti në Shqipëri nuk është aq pozitiv sa paraqitet.

Ndërhyrjet e elitës politike në drejtësi, si dhe prania e krimit të organizuar dhe trafikut, kanë krijuar shqetësim ndërkombëtar, veçanërisht për SHBA-në, e cila është shumë e ndjeshme ndaj këtyre zhvillimeve.

Nuk shoh ndonjë rol real që mund të luajë Shqipëria apo kryeministri Rama në raportet mes fuqive të mëdha.

Ideja se Kina mund të jetë aleat më i mirë se Perëndimi është kapërcyer para 35 vitesh. Drejtimi drejt Lindjes na ka sjellë prapambetje. Edhe investimet kineze dikur përbënin rreth 18% të ekonomisë, por zhvillimi nuk u mbështet kurrë në forcat tona.

Integrimi në Bashkimin Evropian nuk ndryshon shumë, përveçse paguajmë më shumë taksa dhe kemi zgjedhje më pak të kontestuara, nëse nuk ndërtojmë më parë një ekonomi reale dhe konkurruese.



Burimi sot.com.al

Artikuj te ngjashem
- Advertisment -
Google search engine

Me Te Klikuarat