Friday, March 6, 2026
Google search engine
BallinaPolitikeFOTO/ Dumani zbarkon në Kuvend me dosje në dorë, shoqërohet nga disa...

FOTO/ Dumani zbarkon në Kuvend me dosje në dorë, shoqërohet nga disa prokurorë të SPAK-ut – Sot News


Kreu i SPAK, Altin Dumani, ka mbërritur në Kuvend ku do të raportojë për punën e institucionit që drejton gjatë vitit 2024.

Në këtë seancë, përveç Dumanit, ndodhen edhe prokurorët Adnan Xholi dhe Klodian Braho, ndërsa në krah të tyre është kryeprokurori i përgjithshëm, Olsian Çela.

Raportimi i sotëm i drejtuesve të institucioneve të drejtësisë pritet të shoqërohet me tensione, pasi kjo është përballja e parë mes Altin Dumanit dhe Sali Berishës, që pas nisjes së hetimeve për aferën “Partizani” dhe kërkesës së SPAK për masë sigurie ndaj ish-kryeministrit.

Në raportimin e një viti më parë, Berisha ndodhej në arrest shtëpie, ndërsa sot pritet të jetë në sallë gjatë prezantimit të kreut të SPAK.

Pamjet nga Kuvendi tregojnë Dumanin në pritje të nisjes së seancës, i shoqëruar nga ekipi i tij hetimor dhe përfaqësues të drejtësisë.



Burimi sot.com.al

Artikuj te ngjashem
- Advertisment -
Google search engine

Me Te Klikuarat