Friday, March 6, 2026
Google search engine
BallinaShow BizFranceska dëshmon çfarë është luksi, shkon për drekë me helikopter

Franceska dëshmon çfarë është luksi, shkon për drekë me helikopter


Ish-banorja e “Big Brother VIP”, Franceska Murati, e cila tashmë njihet gjerësisht për jetën e saj luksoze dhe me stil, ka vendosur të ngrejë standardin edhe më lart.

Ajo vazhdon të surprizojë ndjekësit me zgjedhjet e saj ekstravagante në përditshmëri.

Së fundmi, për të shijuar thjesht një vakt dreke, Franceska nuk ka zgjedhur mjetet e zakonshme të transportit apo të përballet me trafikun e qytetit. Përkundrazi, ajo ka marrë një helikopter, duke shijuar një udhëtim të veçantë ekskluziv dhe pamje spektakolare nga lart.

Përmes një postimi në Instastory, ajo ndau me ndjekësit një video drejtpërdrejt nga kabina e pasagjerit në helikopter, e shoqëruar me mbishkrimin e thjeshtë: “Rrugës për drekë”.

Kjo nuk është hera e parë që Franceska tregon se i pëlqen të jetojë mes luksit dhe komoditetit maksimal. Me këtë zgjedhje “VIP”, ajo dëshmon sërish se di si të shijojë çdo moment të jetës duke mbetur gjithmonë në qendër të vëmendjes. /Prive By Liberta Spahiu





Burimi Privebruto.com

Artikuj te ngjashem
- Advertisment -
Google search engine

Me Te Klikuarat