Friday, March 6, 2026
Google search engine
BallinaAktualitetFshehën në kamion 5 persona për t’i kaluar ilegalisht jashtë vendit/ Durrës,...

Fshehën në kamion 5 persona për t’i kaluar ilegalisht jashtë vendit/ Durrës, dy në pranga


schedule16:20 – 13 Tetor, 2025

Dy persona janë arrestuar në Durrës në kuadër të operacionit policor të koduar “Rolet”.

Dy shoferë u vunë në pranga, pasi në kamionët që drejtonin, në dalje të Republikës së Shqipërisë, u gjetën të fshehur 5 shtetas shqiptarë.

Nga verifikimet e mëtejshme në kuadër të këtij operacioni dhe nga shkëmbimi i informacionit ndërmjet strukturave homologe të Interpolit, në Tiranë dhe në Romë, rezultoi se njëri prej 5 shtetasve që synonin të dilnin ilegalisht jashtë shtetit, konkretisht shtetasi Indrit Lleshi alias Ibrahim Lleshi, 34 vjeç, i lindur në Dibër, ishte në kërkim ndërkombëtar, sepse Gjykata e Ankonës, Itali, në vitin 2024, e ka dënuar me 7 vjet, 6 muaj e 9 ditë burgim, për veprën penale “Vjedhja”, kryer në kuadër të grupit të strukturuar kriminal. 34-vjeçari u arrestua provizorisht, me qëllim ekstradimin në Itali.







Source link

Artikuj te ngjashem
- Advertisment -
Google search engine

Me Te Klikuarat