Friday, March 6, 2026
Google search engine
BallinaPolitike"Gara ishte për sy e faqe", Tela denoncon manipulimin e Aeroportit të...

“Gara ishte për sy e faqe”, Tela denoncon manipulimin e Aeroportit të Vlorës: Fituesi i ditur, qeveria nuk na.. – Sot News


Analisti Andi Tela, i ftuar në një studio televizive, ka komentuar zhvillimet e fundit lidhur me ndërtimin e aeroportit të Vlorës dhe polemikat që kanë shoqëruar këtë aferë.

“Ne po udhëtojmë me avion tani nga aeroporti i Rinasit, pra po udhëtojmë nga Rinasi, kështu që mungesa e këtij aeroporti të Vlorës për momentin nuk është se ndihet,” u shpreh Tela.
Tela kujtoi se vendimi për ndërtimin e aeroportit u mor pas zvogëlimit të zonës së mbrojtur. “Në fund u mor vendimi që do zvogëlohej zona e mbrojtur dhe do ndërtohej aeroporti. Pikënisja është në vitin 2017, në kohën e ‘Ballkanit të hapur’. Portin e Shëngjinit do e merrnin kosovarët, dhe këtu do ndërtohej aeroporti i Vlorës,” theksoi ai.

Sipas Telës, projekti u cilësua strategjik nga qeveria, ndërsa në garë u përcaktuan kritere që më pas u ndryshuan. “Në fillim kërkohej që aeroporti të kishte kapacitet për 10 milionë pasagjerë në vit dhe dy kulla kontrolli, ndaj edhe kompania menaxhuese duhej të ishte e përmasave të mëdha. Por katër ditë para se të bëhej gara, këto kritere u zvogëluan – nga 10 milionë pasagjerë u bënë 2, dhe nga dy kulla, një,” u shpreh Tela.

Analisti ngriti pikëpyetje mbi mënyrën si u zhvillua tenderi dhe përzgjedhja e kompanive. “Si duket, baca Behgjet ka bredhur nëpër botë dhe nuk ka gjetur dot një kompani kaq të fuqishme, por ka gjetur këtë kompaninë turke që kishte përvojë në ndërtim dhe menaxhim aeroportesh, por jo në këto përmasa,” tha ai.

Tela shtoi se një kompani angleze me përvojë të jashtëzakonshme ofroi rreth 80 milionë euro për ndërtimin e aeroportit, por u përjashtua nga gara. “Ata që e kishin ndarë më parë se kush do e merrte aeroportin, e përjashtuan kompaninë angleze nga gara,” theksoi ai.

Sipas Telës, ndërsa kompanitë dhe aksionerët janë përfshirë në mosmarrëveshje, qeveria shqiptare ka mbajtur heshtje totale.
“Ka dy muaj që flitet mes tyre, flitet mes aksionerëve, ata bëjnë deklarata publike, kanë shkuar në gjykatë, në prokurori, nëpër studio televizive, por publiku që dëgjon nuk ka minimumin e sigurisë nga qeveria shqiptare që kjo gjë u bë mirë apo keq për qytetarët shqiptarë,” tha Tela.

Më tej, ai theksoi se Ministria e Infrastrukturës duhet të japë një sqarim publik. “Ministria, minimumi edhe për hipokrizi, duhet të dalë dhe të thotë se çfarë po ndodh dhe cili është roli i qeverisë në këtë mes. Sa i sigurt është ky investim shqiptar i taksapaguesve shqiptarë në këtë biznes?”, vijoi Andi Tela.

Tela:

Ne po udhëtojmë me avion tani nga aeroporti i Rinasit, kemi udhëtuar, pra po udhëtojmë nga Rinasi, kështu që mungesa e këtij aeroporti të Vlorës për momentin nuk është se ndihet.

Domethënë po u shkon për shtat ndoshta atyre ambientalistëve të shkretë që vuajnë atje, bëjnë gjyqe, bëjnë peticione, bëjnë mbledhje për të thënë që këtu nuk duhet të ndërtohej.

Por në fund u mor vendimi që do zvogëlohej zona e mbrojtur dhe do ndërtohej aeroporti, pikënisja është në 2017, është koha e Ballkanit të hapur, portin e Shëngjinit do e merrnin kosovarët, këtu do ndërtohej aeroporti i Vlorës.

Pikëpyetja më e madhe që ngrihet në këtë, ne po e quajmë aferë se nuk po dimë t’i vëmë emër tjetër, janë mbledhur, kryeministri, ministrja Balluku dhe anëtarë të tjerë dhe kanë thënë: projekti jonë strategjik është të ndërtojmë aeroportin e Vlorës. Për të ndërtuar këtë aeroport duhen ca kompani që dinë ta ndërtojnë dhe dinë ta menaxhojnë dhe përcaktojnë kriteret e një gare, dhe te kriteret e garës është që kompania, në qoftë se aeroporti pretendohesh në atë kohë që do ishte shumë më i madh se i Rinasit, do kishte 10 milionë pasagjerë në vit, do duhej 2 kulla, atëherë edhe kompania që do e menaxhonte duhet të ishte e kësaj përmase.
Si duket baca Behgjet ka bredhur nëpër botë dhe nuk ka gjetur dot një kompani kaq të fuqishme, por ka gjetur këtë kompaninë turke e cila kishte përvojë shumë të madhe në ndërtim dhe menaxhim aeroportesh, por jo në këto përmasa.

4 ditë para se të bëhej gara zvogëlohen këto kriteret, nga 10 milionë pasagjerë bëhen 2, nga 2 kulla bëhen 1.

Meqenëse ngeleshin 4 ditë nga tenderi, gjejnë një kompani tjetër të tretë dhe shprehu interes dhe ajo, dhe tha: si janë këto, se kanë ndryshuar kriteret, më ndihmoni të hy dhe unë në garë.
Dhe dhanë pak afat, ndërkohë kjo kompani nuk hyri në garë.

Ndërsa kompania angleze që kishte përvojë të jashtëzakonshme, ofroi nja 80 milionë euro për ndërtimin e aeroportit, hyri në garë dhe e përjashtuan nga gara, sepse e kishin ndarë se kush do e merrte aeroportin.

Ne tani diskutojmë se çfarë kanë këta të dy me aksionet mes tyre, që është një problem biznesi, por ndërkohë qeveria shqiptare ka 2 muaj që flitet mes tyre, flitet mes aksionerëve, ata bëjnë deklarata publike, kanë shkuar në gjykatë, kanë shkuar në prokurori, nëpër studio televizive dhe publiku që dëgjon nuk ka minimumin e sigurisë nga qeveria shqiptare që kjo gjë u bë në keq apo nuk u bë në keq qytetarëve shqiptarë.

Pra ne kemi heshtje totale nga ministria, ministria minimumi edhe për hipokrizi duhet të dalë dhe të thotë se çfarë po ndodh, cili është roli i qeverisë në këtë mes.

Sa i sigurt është ky investimi shqiptar i taksapaguesve shqiptarë në këtë biznes.

T



Burimi sot.com.al

Artikuj te ngjashem
- Advertisment -
Google search engine

Me Te Klikuarat