Nëse kalendari juaj i verës po priste një konfirmim të madh, ai sapo erdhi. Që prej momentit kur dyshja zvicerane Adriatique zyrtarizoi ardhjen në Kosovë me projektin e tyre “X”, bisedat nëpër kryeqytet kanë pasur vetëm një kryefjalë: 11 korrikun. Por, faza e fjalëve ka kaluar dhe tani po hyjmë tek veprat. Nëse nuk keni ndërmend t’i kaloni ato orë duke parë story-t e miqve nga divani i shtëpisë, ka ardhur momenti të siguroni vendin tuaj.
Biletat për këtë event të përmasave ndërkombëtare kanë dalë zyrtarisht në shitje. Të gjithë ata që duan të bëhen pjesë e organizimit në hapësirat e Prishtina Mall, mund t’i gjejnë ato në platformën zyrtare sono.international. Këtë herë organizatorët e SONO kanë vendosur t’i çojnë gjërat në një tjetër nivel, duke premtuar një maratonë muzikore që nis fiks në orën 18:00 të pasdites dhe mban ritmin pa asnjë shkëputje deri në orën 06:00 të mëngjesit tjetër.
Plot 5 artistë të tjerë pritet t’i bashkohen dyshes në skenë, dhe emrat e tyre do të zbulohen shumë shpejt. /Prive By Liberta Spahiu



