Zgjedhjet në Tiranë u pezulluan nga Gjykata Kushtetuese dhe nuk do të mbahen më 9 nëntor, por kjo nuk ka ndaluar shpalljet e kandidaturave të pavarura që janë edhe risia e kësaj fushate.
Sipërmarrësi Dritan Gremi ka shpallur kandidaturën si i pavarur për Tiranën.
Gremi ka shpalosur programin që përfshin zgjidhjen e parkingjeve, dezinsektimin e qytetit, transportin publik, ndërtimin në Tiranë.



