Saturday, March 7, 2026
Google search engine
BallinaPolitikeGjokutaj indinjohet nga takimi i Salianjit me të votuarit e Primareve: Po...

Gjokutaj indinjohet nga takimi i Salianjit me të votuarit e Primareve: Po gjuajnë PD-në ‘plakë’, por prindërit… – Sot News


Takimi mes Ervin Salianjit dhe disa prej figurave më të votuara në Primaret e PD-së, i interpretuar si një grupim anti-Berisha, ka indinjuar avokatin e këtij të fundit, Genc Gjokutaj. Në një postim në rrjete sociale, ai ironizon teksa ngre pyetjen nëse brenda partisë po lind një “trend i ri politiko-erotik”. Më tej, ai thotë se partia që ata synojnë, sado e vjetër të tjerë, i ka “prindërit” e saj gjallë.

“Siç po dëgjojmë këtë PD-në “plakë” po e gjuajnë e zilepsin shumë dhe madje të gjithë jaranët kandidatë janë të rinj! Çfarë të ketë ndodhur vallë? Mos po lind ndonjë trend i ri politiko – erotik që ca zhigolo janë mbledhur në kafeteri dhe flasin e bisedojnë për “plakën” partnere?
Pastaj nëse PD-ja në moshë të thyer ka marrë fund, apo nuk kthehet më siç thonë bandillët ateherë përse ju hyn në punë axhaminjve politikanë që janë mësuar ndryshe? Pastaj kjo PD-ja sado moshatare prindërit i ka gjallë dhe mirë do ishte të drejtoheshin në familje që kjo krushqi të ngjiste!

Gjithsesi hoxha që i ka yshtur dhe u ka shkruar nuskat më thotë që kafetë kanë bërë mirë që i kanë pirë por i kisha porositur që ta pinin turke me qëllim që të shikonin edhe filxhanin! Këtë porosi nuk ma kanë dëgjuar po thotë hoxha i dëshpëruar ndaj kjo krushqi vështirë të bëhet!”, ka shkruar Gjokutaj.
Një ditë më parë, edhe vetë Berisha tentoi të sfumonte takimin e Salianjit, duke thënë se se takimet në kafe nuk meritojnë të komentohen.



Burimi sot.com.al

Artikuj te ngjashem
- Advertisment -
Google search engine

Me Te Klikuarat