Avokati Idjaet Beqiri thotë se kreu i SPAK, Altin Dumani, në vizitën e tij të fundit në SHBA ka marrë prova për çështjen e 21 janarit.
Në një emision televiziv, Beqiri u shpreh se serverat e Kryeministrisë, u riformatuan dy herë pas ngjarjes.
Idajet Beqiri: Problemi është që ato gjurmë nuk zhduken përfundimisht. Ka mjete që i rekuperon. Në rikuperimin e tyre, është pasur parasysh që gënjeshtra doli hapur. Sektetari i Përgjithshëm tha se nuk punonin serverat. Është bashkëpunëtor ai. Pikërisht, prokurori në një vend që ka marrë, i ka kërkuar Këshillit të Ministrave, t’i jepeshin serverat. Kryeministri Sali Berisha, i tha serveat janë gati, mund të vini t’i merrni, çka do të thotë se punonin serverat. Në momentin që serverat ende ishin të rregullt, ai tha hajde i merrni. Gjatë natës, ata i morën dhe i fshinë. Dumani është futur në mbështetjen të Alfred Shehut dhe janë bërë dy prokurorë. Ai ishte në SHBA dhe besoj se ka sjellë material për 21 janarin.



