Saturday, March 7, 2026
Google search engine
BallinaPolitikeGrabitjet e bandës Balluku, si u fry tenderi i Llogarasë me dhjetëra...

Grabitjet e bandës Balluku, si u fry tenderi i Llogarasë me dhjetëra milionë euro! – Sot News


Zëvendëskryeministrja Balluku është një nga rastet unikale në historinë e shtetit shqiptar që ka shënuar rekord korrupsioni, duke sfiduar ligjet e shtetit shqiptar për të grabitur nëpërmjet tenderimeve të ndryshme qindra  milionë euro. Ky personazh ka ngritur një strukturë banditeske, të cilët funksiononin si një grup i strukturuar kriminal. Janë dhjetra zyrtarë dhe drejtorë vartës të Ballukut që sot janë o në burg, o të pandehur nga organi i akuzës. Banditja Balluku duke pasur suport maksimal kryeministrin shqiptar ka zhvilluar aktivitetin e saj kriminal në një pakujdesi të plotë, duke lënë gjurmët e korrupsionit në çdo investim të dikasterit të saj. Arrogancë, injorancë, banalitet dhe banditizëm i shfrenuar kanë qenë elementët e aktivitetit të saj ku përgjimet nxorën para shqiptarëve lakuriqësinë e rrugaçërisë dhe injorancës që demonstronte prezenca e saj në qeveri.

Por çfarë dimë konkretisht për këtë aferë?

Sipas dokumenteve zyrtare, në datën 14 dhjetor 2020, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë hapi garën për ndërtimin e tunelit me fond limit 19.1 miliard lekë pa TVSH (rreth 23 miliard me TVSH). Pas anulimit, tenderi u rihap në qershor 2021 dhe u shpall fitues konsorciumi turk INTEKAR-ASL me ofertë 17 miliard lekë, afro 10 milion euro më shumë se një tjetër ofertë më e ulët.  Megjithatë, siç dokumentohet edhe në raportin e SPAK, punimet u kryen dhe u drejtuan në terren nga “Gjoka Konstruksion”, kompania që në garën e parë kishte ofruar çmimin më të ulët.  Bilancet e dorëzuara në Qendrën Kombëtare të Biznesit tregojnë se INTEKAR-ASL ka deklaruar nga viti 2021 deri në 2024 të ardhura 16.5 miliard lekë dhe fitim 2.77 miliard lekë.

Por sipas të dhënave të Thesarit të Shtetit, pagesat reale të marra nga kompania janë më të larta — 19.4 miliard lekë në total — duke rezultuar me 1.1 miliard lekë të padeklaruara (rreth 11 milionë euro), për të cilat nuk është paguar tatimi mbi fitimin. Këto shifra janë në kundërshtim me të dhënat e publikuara nga thesari, ku rezulton se kompania ka arkëtuar më shumë fonde sesa ka deklaruar zyrtarisht në bilance.  Sipas studimit të kompanisë sllovake “DUHA”, e kontraktuar fillimisht kur projekti parashikohej si PPP, kostoja reale e ndërtimit të tunelit ishte 113 milionë euro, ose 127 milionë euro nëse përfshihej galeria e emergjencës.  Megjithatë, tenderi publik u hap me fond limit 190 milionë euro, pra me 63 milionë euro më shumë se kostoja reale e projektuar.

Ky ndryshim rezulton i dokumentuar edhe në Raportin e Kontrollit të Lartë të Shtetit për Buxhetin 2021, ku thuhet se projekti fillimisht ishte parashikuar me vlerë 12.1 miliard lekë (rreth 120 milionë euro), por më pas u hap me fond limit 22.7 miliard lekë me TVSH.

Një tjetër element i rëndësishëm: projekti teknik i tunelit është dorëzuar më 20 mars 2021, pra tre muaj e gjysmë pas hapjes së tenderit të parë. Sipas SPAK, preventivi i tenderit është përllogaritur mbi një projekt-ide, jo mbi projektin përfundimtar, gjë që ka ndikuar në fryrjen e kostos.  Për hartimin e këtij projekti, Ministria pagoi 7 milionë euro kompanisë austriake “IC Consulent” dhe partnerëve të saj.  Megjithatë, projekti i dorëzuar nuk përputhet me punimet e kryera, pasi ura e planifikuar në daljet e tunelit, që shfaqej në modelin austriak, nuk është ndërtuar.  Në këtë pikë, të gjitha të dhënat nga bilancet, raportet e Thesarit, dokumentet e tenderit dhe studimet teknike tregojnë se procedura për Tunelin e Llogarasë ka qenë e paracaktuar dhe me kosto të fryrë artificialisht.  SPAK ka ndërmarrë tashmë veprim ndaj ministres Balluku, por mbetet për t’u parë nëse hetimi do të shkojë më thellë te ata që përgatitën projektin, firmosën preventivat dhe miratuan shtesat buxhetore.

Në fund, kjo është një nga aferat më të mëdha që trondit qeverinë shqiptare: një tunel që duhej të kushtonte 127 milionë euro, por përfundoi duke i kushtuar shtetit 190 milionë euro dhe që sot mbetet një simbol i mënyrës se si paratë publike mund të devijohen përmes procedurave formalisht të ligjshme.



Burimi sot.com.al

Artikuj te ngjashem
- Advertisment -
Google search engine

Me Te Klikuarat