Friday, March 6, 2026
Google search engine
BallinaAktualitetGreva e doganierëve grekë/ Të hënën bllokohet për katër orë qarkullimi i...

Greva e doganierëve grekë/ Të hënën bllokohet për katër orë qarkullimi i makinave në Kakavijë dhe Qafë Botë


Policia Kufitare ka njoftuar se të hënën, më 27 tetor 2025, në pikën e kalimit kufitar Kakavijë dhe Qafë Botë nuk do të lejohet qarkullimi i automjeteve në të dy drejtimet, për shkak të grevës së doganierëve grekë.

Sipas informacionit të marrë nga Policia Kufitare Greke, ndalimi do të jetë në fuqi nga ora 06:00 deri në orën 10:00 (me orën shqiptare).
Gjatë kësaj periudhe, do të lejohen të kalojnë vetëm këmbësorët pa bagazhe dhe automjetet që kanë emergjenca shëndetësore.

Policia Kufitare Kakavijë u kërkon mirëkuptim qytetarëve dhe i këshillon të planifikojnë udhëtimet e tyre me automjete në orare të tjera të ditës, për të shmangur vonesat dhe problematikat në qarkullim.



Burimi Lexo.al

Artikuj te ngjashem
- Advertisment -
Google search engine

Me Te Klikuarat