Friday, March 6, 2026
Google search engine
BallinaShow BizGruaja e Mirit përballet sonte me Mirin në BBV, flet ajo!

Gruaja e Mirit përballet sonte me Mirin në BBV, flet ajo!


Pas situatave të fundit që përfshinë Mirin brenda shtëpisë së Big Brother Albania, në rrjetet sociale nisi të përfolej gjerësisht për një surprizë të mundshme.

Shumë ndjekës aluduan se bashkëshortja e tij do të shfaqej sonte në spektakël për t’i dhënë mbështetje pas ngjarjeve të fundit që trazuan ujërat brenda shtëpisë.

Mesazhi direkt nga Gjermania

Mirëpo, të gjitha këto dyshime i ka shuar vetë gruaja e Mirit përmes një postimi të fundit në Instagram. Ajo ka ndarë një fotografi nga mjedisi i saj i punës, ku shihet qartë lokacioni, duke treguar se angazhimet e saj profesionale vazhdojnë si zakonisht.

“Më vjen keq…”

Në mbishkrimin e fotos, ajo u është drejtuar të gjithë atyre që prisnin ta shihnin sonte në ekranin e madh.

“Për të gjithë që mendojnë që jam në Prime sot… Më vjen keq por jam në punë!”, ka shkruar ajo, duke konfirmuar zyrtarisht se nuk do të jetë pjesë e spektaklit të sotëm.

/Prive By Liberta Spahiu



Burimi Privebruto.com

Artikuj te ngjashem
- Advertisment -
Google search engine

Me Te Klikuarat