Saturday, March 7, 2026
Google search engine
BallinaPolitikeHap pas hapi, ja si votohet për kryetarët e 5 bashkive -...

Hap pas hapi, ja si votohet për kryetarët e 5 bashkive – Sot News


Këtë të diel, 9 nëntor 2025 votohet për të zgjedhur kryetarët e bashkive Berat, Tepelenë, Cërrik, Mat dhe Vlorë.

Komisoni Qendror i Zgjedhjeve ka ndarë një udhëzues mbi mëyrën e votimit, për të qaartësuar të gjithë qytetarët.

HAPAT PËR TË VOTUAR:

Nëse je zgjedhës në bashkitë Berat, Tepelenë, Cërrik, Mat dhe Vlorë:

1.Paraqitu në Qendrën e votimit me dokumentin e identitetit, pasaportë ose letërnjoftim.

2.Trego dokumentin e identitetit përpara Komisionit të Qendrës së votimit.

3.Identifikohu përmes pajisjes së identifikimit elektronik me dokumentin e identitetit dhe më pas nënshkruaj duke lënë shenjën e gishtit.

4.Merr fletën e votimit dhe sigurohu që të jetë e vulosur me dy vula, në faqen që nuk janë të shënuara emrat e kandidatëve.

5.Shko i vetëm në dhomën e fshehtësisë bashkë me fletën e votimit.

6.Shëno me shenjën X ose + brenda kutisë përbri preferencës tënde, në fletën e votimit.

7.Palos fletën e votimit në dhomën e fshehtësisë, në mënyrë që zgjedhja juaj të mos identifikohet dhe të paktën një nga vulat të jetë e dukshme.

8.Më pas hidh fletën në kutinë e votimit dhe largohu nga Qendra e votimit./CNA

Hap pas hapi/ Ja si votohet për kryetarët e 5 bashkive



Burimi sot.com.al

Artikuj te ngjashem
- Advertisment -
Google search engine

Me Te Klikuarat