Saturday, March 7, 2026
Google search engine
BallinaPolitikeI pandehur në skandalet korruptive të Belinda Ballukut, kreu i ARRSH paraqitet...

I pandehur në skandalet korruptive të Belinda Ballukut, kreu i ARRSH paraqitet në SPAK – Sot News


Gentian Gjyli, kreu i Autoritetit Rrugor Shqiptar dhe një nga vartësit e Belinda Ballukut është paraqitur në SPAK.

Më herët gjatë ditës së sotme në Prokurorinë e Posaçme u paraqit edhe Drejtori i KESH, Erlad Elezi.

Edhe Gjyli, ashti si drejtori i KESH janë me masë “arrest shtëpie”, ndërsa Belinda Balluku eshte pezulluar nga detyra me vendim te GJKKO dhe i është sekuestruar pasaporta,

Balluku u mor e pandehur nga SPAK për shkelje të barazisë në tenderin e Tunelit të Llogarasë dhe të lotit 4 të Unazës së Jashtme të Tiranës, vepra penale të kryera në bashkëpunim me vartësit e saj.

Belinda Balluku, ish-drejtori i ARRSH-së, Evis Berberi, Gjyli, Elezi e vartës të tjerë të saj, akuzohen se kanë manipuluar dy tenderat për Tunelin e Llogarasë dhe të lotit 4 të Unazës së Jashtme të Tiranës, me vlerë totale 210 milionë euro, duke favorizuar kompanitë fituese.

Sipas vendimit të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë, Masat e sigurimit ndaj Ballukut, si dhe ndaj vartësve të saj që drejtojnë KESH dhe ARRSH, janë të nevojshme pasi mund të dëmtojnë provat, të ndikojnë tek punonjësit e këtyre institucioneve që janë duke u pyetur si dëshmitarë, mund të vijojnë të abuzojnë me fondet publike, si dhe se mund të arratisen.



Burimi sot.com.al

Artikuj te ngjashem
- Advertisment -
Google search engine

Me Te Klikuarat