Saturday, March 7, 2026
Google search engine
BallinaShow BizIbo ribashkohet me ishin pas 25 vitesh, ai shpërthen në lot

Ibo ribashkohet me ishin pas 25 vitesh, ai shpërthen në lot


Ajo që dukej e pamundur për më shumë se dy dekada, ka ndodhur mbrëmjen e ndërrimit të viteve. Ibrahim Tatlıses dhe ish-partnerja e tij e famshme, balerina Asena, janë bërë bashkë në skenën e “İbo Show” pas plot 25 vitesh.

Në puntatën speciale të Vitit të Ri, e cila theu rekordet e shikueshmërisë në Turqi, Asena u shfaq si surprizë në studio, duke lënë pa fjalë jo vetëm publikun, por edhe vetë “Perandorin”.

Takimi i tyre nuk kaloi pa emocione të forta. Në momentin që Asena performoi dhe u afrua pranë tij, Ibrahim Tatlıses nuk ka mundur t’i mbajë lotët. Ky reagim konfirmoi se pavarësisht ndarjes së bujshme dhe tensioneve të dikurshme, historia e tyre mbetet një nga më të ndjerat në showbizin turk.

Dyshja ka pasur një romancë të gjatë gjatë viteve ’90, e cila përfundoi në mënyrë dramatike në fillim të viteve 2000. Që prej atëherë, ata nuk ishin parë asnjëherë bashkë dhe marrëdhënia e tyre ishte konsideruar e mbyllur përgjithmonë.

Përveç Asenës, të ftuar në këtë mbrëmje gala ishin edhe diva Bülent Ersoy, Yıldız Tilbe dhe Cengiz Kurtoğlu, por vëmendjen kryesore e rrëmbeu pa dyshim paqja e vendosur mes Ibo-s dhe Asenës. /Prive By Liberta Spahiu

@aysima_416

#trend #ibrahimtatlıses #fyppppppppppppppppppppppp #asena #iboshow

♬ Beni Hatırla – Nazan Öncel





Burimi Privebruto.com

Artikuj te ngjashem
- Advertisment -
Google search engine

Me Te Klikuarat