Friday, March 6, 2026
Google search engine
BallinaAktualitetIkja e Holta Zaçaj në krye të GJK-së, hapet gara për kryetarin...

Ikja e Holta Zaçaj në krye të GJK-së, hapet gara për kryetarin e ri! Ja kur zgjidhet


Pas përfundimit të mandatit të kryetares së Gjykatës Kushtetuese, Holta Zaçaj, trupa gjyqësore u mblodh me thirrjen e kryetares në detyrë, Marsida Xhaferllari, për të përcaktuar procedurat për zgjedhjen e drejtuesit të ri të institucionit. Në mbledhje u vendos hapja e procesit për zgjedhjen e kryetarit të Gjykatës Kushtetuese.

Sipas njoftimit, gjyqtarët që synojnë të kandidojnë duhet të paraqesin kërkesën me shkrim brenda 5 ditëve nga hyrja në fuqi e vendimit. Afatet e përcaktuara kërkojnë që zgjedhja e kryetarit të përmbyllet brenda muajit dhjetor.

Gjykata bën të ditur se pas mbylljes së afatit të aplikimeve, procedurat do të vijojnë me shqyrtimin e kandidaturave dhe me votimin për emërimin e kryetarit të ri.



Burimi Lexo.al

Artikuj te ngjashem
- Advertisment -
Google search engine

Me Te Klikuarat