Friday, March 6, 2026
Google search engine
BallinaAktualitetIndeksin Global i Inovacionit (GII) 2025, Shqipëria ngjit 17 vende në rënditjen...

Indeksin Global i Inovacionit (GII) 2025, Shqipëria ngjit 17 vende në rënditjen globale (detajet)


Sipas Indeksit Global të Inovacionit (GII) për vitin 2025, Shqipëria është renditur në vendin e 67-të nga 133 ekonomi, duke shënuar një përmirësim të ndjeshëm prej 17 vendesh krahasuar me vitin e kaluar, kur ndodhej në vendin e 84-t.

Ky progres i atribuhet transformimit dixhital, zhvillimit të ekosistemit të startup-eve, përmirësimeve në arsimin STEM dhe politikave kombëtare të angazhuara ndaj inovacionit.

Megjithatë, Shqipëria vazhdon të klasifikohet si një “Inovator në Zhvillim” dhe mbetet nën mesataren evropiane sa i përket performancës në inovacion.

Në raportin e këtij viti, vendi renditet i 53-ti për inputet e inovacionit – si institucionet, arsimi dhe infrastruktura – dhe në vendin e 82-të për rezultatet, që lidhen me njohuritë, teknologjinë dhe produktet krijuese.

Këto të dhëna nënvizojnë se shndërrimi i ideve në rezultate të prekshme kërkon kohë, bashkëpunim dhe këmbëngulje të vazhdueshme.



Burimi Lexo.al

Artikuj te ngjashem
- Advertisment -
Google search engine

Me Te Klikuarat