Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Evis Sala ka zhvilluar një takim me presidentin e Aleancës Kundër Kancerit, Ruggero De Maria.
Takimi u njoftua nga vetë ministrja në një postim në X, ku njofton se në fokus të takimit ishte përpjekja e Shqipërisë për të përmirësuar më tej trajtimin dhe kujdesin e sëmundjeve tumorale.
Më tej, ministrja bëri me dije se është planifikuar krijimi i rrjetit kombëtar onkologjik si dhe mngritja e institutit kombëtar të tumoreve.
“Takim i shkëlqyer me Presidentin e Aleancës Kundër Kancerit në Itali, Prof. Ruggero De Maria. Diskutimi ynë u fokusua te përpjekjet e vazhdueshme të Shqipërisë për të përmirësuar më tej parandalimin, trajtimin dhe kujdesin për sëmundjet tumorale, duke përfshirë:
Krijimin e Rrjetit Kombëtar Onkologjik;
Ngritjen e Institutit Kombëtar të Tumoreve;
Standardizimin e protokolleve të trajtimit;
Zgjerimin e aksesit në trajtimet klinike inovative.
Presim me padurim thellimin e bashkëpunimit me partnerët kyç evropianë ????????, ndërsa vazhdojmë të ndërtojmë një sistem onkologjik modern, të aksesueshëm dhe të bazuar në fakte që ofron rezultate më të mira për çdo pacient”, shkruan ministrja.



