Friday, March 6, 2026
Google search engine
BallinaBotaIrani lëshoi raketë ndaj Turqisë, reagon zyrtarisht Ankaraja

Irani lëshoi raketë ndaj Turqisë, reagon zyrtarisht Ankaraja


Autoritetet turke bënë të ditur se një raketë balistike e lëshuar nga Irani ka përshkuar hapësirën ajrore të Irakut dhe Sirisë, përpara se të drejtohej në kahun e Turqisë.

Sipas Ministrisë së Mbrojtjes Kombëtare, situata është ndjekur me vëmendje, ndërsa theksohet se strukturat e sigurisë janë të gatshme të veprojnë në çdo moment për mbrojtjen e territorit.

Në deklaratën zyrtare nënvizohet se Turqia mbetet e angazhuar për stabilitetin rajonal, por nuk do të tolerojë asnjë veprim që cenon sigurinë e saj kombëtare. “Do të ndërmarrim të gjitha masat e nevojshme për të garantuar mbrojtjen e vendit dhe qytetarëve tanë”, thuhet në reagim, ku theksohet gjithashtu e drejta për t’iu përgjigjur çdo akti armiqësor.

Edhe Drejtori i Komunikimit konfirmoi se institucionet shtetërore janë të vendosura të mbrojnë hapësirën tokësore dhe ajrore të Turqisë, duke theksuar se çdo veprim do të jetë i menjëhershëm dhe proporcional ndaj zhvillimeve.



Burimi Lexo.al

Artikuj te ngjashem
- Advertisment -
Google search engine

Me Te Klikuarat