Saturday, March 7, 2026
Google search engine
BallinaPolitikeIsh-deputeti merr pjesë në “Euro Latam Lex 2025”: Kongresi i ardhshëm do...

Ish-deputeti merr pjesë në “Euro Latam Lex 2025”: Kongresi i ardhshëm do të mbahet në Tiranë – Sot News


Ish-deputeti i Partisë Socialiste, Alket Hyseni, ka bërë të ditur se ka marrë pjesë sërish në Kongresin vjetor Euro Latam Lex 2025, i cili po zhvillohet në Madrid. Në një postim në Facebook, Hyseni e ka cilësuar këtë pjesëmarrje “një nder të veçantë”.

Ai u shpreh se ky kongres mbledh juristë, vendimmarrës dhe profesionistë të administratës publike nga vende të ndryshme të botës, duke krijuar një hapësirë të rëndësishme dialogu dhe bashkëpunimi. Sipas tij, forumi është shndërruar në një urë që lidh kultura dhe tradita të ndryshme ligjore, të bashkuara në angazhimin për forcimin e shtetit të së drejtës dhe institucioneve demokratike.

“Është frymëzuese të jesh pjesë e këtij rrugëtimi kolektiv, që na sfidon të mendojmë më gjerë dhe të veprojmë më guximshëm,” shkruan Hyseni, duke falënderuar organizatorët dhe pjesëmarrësit për kontributin e tyre.

Ai njoftoi gjithashtu se edicioni i ardhshëm i Euro Latam Lex do të zhvillohet në maj të vitit 2026 në Tiranë.


Postimi i Alket Hysenit:

Është një nder i veçantë të marr pjesë sërish në Kongresin vjetor Euro Latam Lex 2025 në Madrid.

Ky kongres mbledh së bashku juristë, vendimmarrës dhe profesionistë të shërbimit publik nga rajone të ndryshme të botës, duke krijuar një hapësirë të rrallë dialogu dhe bashkëpunimi. Ai është kthyer në një urë të vërtetë lidhëse mes kulturave dhe traditave ligjore, të bashkuara në angazhimin për sundimin e ligjit, forcimin e institucioneve demokratike dhe mbrojtjen e vlerave tona të përbashkëta.

Është frymëzuese të jesh pjesë e këtij rrugëtimi kolektiv, një përpjekje që na sfidon të mendojmë më gjerë, të veprojmë më guximshëm dhe të ndërtojmë politika më të përgjegjshme për të ardhmen.

Faleminderit organizatorëve dhe çdo pjesëmarrësi për energjinë dhe vizionin që i japin këtij forumi.🌍🤝
Vitin tjetër , në Maj 2026 Euro Latam Lex në Tir❤️nën tonë të bukur.



Burimi sot.com.al

Artikuj te ngjashem
- Advertisment -
Google search engine

Me Te Klikuarat