Saturday, March 7, 2026
Google search engine
BallinaShow Biz'Ishalla këtë vit nuk dëgjojmë...' Juli me këshillë për banorët para nisjes...

‘Ishalla këtë vit nuk dëgjojmë…’ Juli me këshillë për banorët para nisjes së BBVK


Pak ditë para nisjes së edicionit të katërt të “Big Brother VIP Kosova”, i cili pritet të fillojë të hënën, Juliana Nura ish-banorja e edicionit të parë, ka reaguar me një këshillë të drejtpërdrejtë për konkurrentët e rinj.

Juli, e njohur si një nga ish-banoret më të komentuara të “Big Brother VIP 1”, ka shfrytëzuar Instagramin për të ndarë mendimin e saj rreth mentalitetit që duhet të kenë banorët që hyjnë në shtëpi.

Ajo ndau në Story një paralajmërim të qartë, duke u shprehur:

“Ishalla sivjet s’dëgjojmë ‘kena me kall, kena me kall Big Brotherin’. Çika edhe djem, hyni në lojë. Pas 1 muajsh, 2, veprat tregojnë vetë kush është i suksesshëm në lojë. Që në start dihet që është dështim kush thotë ‘kena me kall’.”

Juli e përfundoi deklaratën e saj duke thënë:

“Njeriu strateg nuk fol shumë, veprat flasin për të”.

Me këtë deklaratë, Juli, e cila është një zë i njohur në opinionin publik për komentet e saj pa filtra, këshillon banorët e rinj që të fokusohen tek veprimet dhe loja e tyre brenda shtëpisë, në vend që të bëjnë deklarata pompoze në hyrje. Këshilla e saj vjen si një thirrje për një lojë më autentike dhe më pak të bazuar në premtime boshe.

Edicioni i ri i “Big Brother VIP Kosova” pritet të nisë ditën e hënë, dhe kurreshtja se kush do hyjë natën e parë në shtëpi veçse ka nisur të bëhet e madhe për publikun. /Prive By Liberta Spahiu



Burimi Privebruto.com

Artikuj te ngjashem
- Advertisment -
Google search engine

Me Te Klikuarat