Saturday, March 7, 2026
Google search engine
BallinaAktualitet“Jam shumë e fortë, nuk ka asnjë njeri që më ndalon”, Enxhi...

“Jam shumë e fortë, nuk ka asnjë njeri që më ndalon”, Enxhi Nasufi reagon për herë të parë pas përplasjes me Neada Muçajn


Moderatorja Enxhi Nasufi, ka reaguar për herë të parë publikisht në lidhje me lajmet se ishte përfshirë në një konflikt që kishte përfunduar në dhunë fizike me ish-kolegen e “Wake Up” në Top Channel, Neada Muçajn.

Moderatorja ka deklaruar se është prekur më shumë për mamanë e saj dhe këtë rast e ka menaxhuar mirë.

“Meqënëse përmende portalet dhe rasti tani i fundit me të gjithë atë zallamahinë që është bërë, thjesht kam shkuar në shtëpi, e kalova vetë.

Shkova në shtëpi, thashë ‘ka ndodhur kjo, kjo, kjo’, e minimizova këtë gjënë. Ajo [Mamaja] i kishte lexuar të gjitha, nuk bëhet fjalë. Vesha tutat, hoodie-n dhe i thashë ‘po iki në studio’.

Nuk ka ndodhur asgjë,’ i thashë unë [mamasë], ‘ti e di që jam shumë kokëfortë, jam shumë e fortë, duhet të punoj dhe gjërat që kam në plan t’i bëj, do vazhdoj t’i bëj dhe nuk ka asnjë njeri dhe asnjë gjë që më ndalon”, tha ajo në një intervistë në RTSH.



Burimi Lexo.al

Artikuj te ngjashem
- Advertisment -
Google search engine

Me Te Klikuarat