Saturday, March 7, 2026
Google search engine
BallinaAktualitetJasir Asani dy gola në Iran, njëri nga goditja e dënimit! Sulmuesi...

Jasir Asani dy gola në Iran, njëri nga goditja e dënimit! Sulmuesi i Kombëtares kualifikon Esteghlalin në 1/8 e Kupës


Edhe pse te Kombëtarja shqiptare ka humbur vendin e titullarit, Jasir Asani po vazhdon të shkëlqejë në kampionatin iranian. Sulmuesi shqiptar ishte protagonist absolut për Esteghlal, duke shënuar dy gola dhe duke i dhënë skuadrës së tij fitoren 2-1 ndaj Padyab në fazën e 1/16-ve të Kupës së Iranit.

Padyab kaloi e para në avantazh që në minutën e 10-të me golin e Yousefit, por Esteghlal nuk u dorëzua. Asani mori përgjegjësinë në momente vendimtare, duke barazuar rezultatin në minutën e 89-të me një penallti të realizuar saktë dhe duke çuar ndeshjen në kohën shtesë.

Në minutën e 102-të, sulmuesi shqiptar realizoi sërish, këtë herë nga një goditje dënimi, e cila u devijua dhe përfundoi në rrjetë, duke kompletuar përmbysjen dhe duke siguruar kualifikimin e Esteghlalit për në fazën e 1/8-ve.

Me këtë dopietë, Asani arrin në kuotën e tetë gola me fanellën e skuadrës iraniane, ku u transferua në fund të merkatos së verës.



Burimi Lexo.al

Artikuj te ngjashem
- Advertisment -
Google search engine

Me Te Klikuarat