Friday, March 6, 2026
Google search engine
BallinaPolitike“Ka fat ky korçari”/ Batutat e Ramës me Peleshin e Llajon, këshilla...

“Ka fat ky korçari”/ Batutat e Ramës me Peleshin e Llajon, këshilla për të rinjtë e PS-së. Zbardhen detaje nga mbledhja e grupit

Në mbledhjen e fundit të grupit parlamentar të Partisë Socialiste, kryeministri Edi Rama i ka dhënë këshilla të rinjve të PS-së për sjelljen dhe komunikimin, si në raport me gazetarët, ashtu edhe gjatë takimeve zyrtare.

Gjatë diskutimeve, Rama nuk i ka kursyer fjalët e mira dhe batutat për kolegët e tij më të vjetër. Ai përgëzoi Vasil Llajon për drejtimin e seancës së parë të Parlamentit si deputeti më i vjetër, duke shtuar se nëse do ta kishte ditur më herët aftësinë e tij, Llajo mund të kishte qenë edhe Kryetar i Kuvendit.

Duke iu referuar Niko Peleshit, kryeministri komentoi me humor:

“Ka fat ky korçari.”

Gjithashtu, Rama i ka nxitur të gjithë të angazhohen sa më shpejt në ngritjen e Komisionit të Etikës në çdo bashki, duke vënë theksin te përgjegjësia dhe koordinimi në nivel lokal.

Artikuj te ngjashem
- Advertisment -
Google search engine

Me Te Klikuarat