Saturday, March 7, 2026
Google search engine
BallinaShow BizKëngëtarja shqiptare zbulon gjininë e bebit që po vjen

Këngëtarja shqiptare zbulon gjininë e bebit që po vjen


Këngëtarja e dashur shqiptare, Luar Arani, po jeton një periudhë magjike në jetën e saj, atë të pritjes së ëmbël.

Këngëtarja së fundmi, ka ndarë me publikun edhe gjininë e bebit, duke zbuluar se do të bëhen prindër të një vajze.

“Një ditë që unë gjithmonë do ta kujtoj,” shkroi Luar në postimin në Instagram, teksa ndau pamjet e zbulimit të gjinisë së bebit.

Lajmi i ëmbël i shtatzënisë erdhi vetëm pak muaj pas martesës së tyre përrallore.

Luar dhe Etjeni ndanë emocionet e tyre në rrjetet sociale me një postim të veçantë, ku këngëtarja shkruante: “Pasagjer i ri në bord”.

Zbulimi i gjinisë u bë me një ceremoni të kuruar në detaje, ku dominonte ngjyra e bardhë, siç shihet edhe në fotot e publikuara.

Ajo që duket si një piknik i qetë në natyrë shënoi njoftimin se familja e tyre do të shtohet me një vajzë.

Urime! /Prive By Liberta Spahiu





Burimi Privebruto.com

Artikuj te ngjashem
- Advertisment -
Google search engine

Me Te Klikuarat