Këshilli i Mandateve është mbledhur sot për trajtuar kërkesën e SPAK për heqjen e imunitetit të zv/kryeministres Belinda Balluku.
Gazetarja Eksiola Shehu raportoi se pas 60 minutash mbledhjeje me dyer të mbyllura kanë nisur fjalën prokurorët e çështjes, Dritan Prençi dhe Dorina Bejko.
Më herët mazhoranca dhe opozita kanë debatuar për zvarritjen e kësaj mbledhjeje sipas opozitës. Nga ana tjetër sipas PD thuhet se anëtarët e saj kanë deklaruar se kjo mbledhje duhet të ishte zhvilluar më herët.
Nga ana e PS thuhet se mbledhja është brenda afateve, që është 3 muaj dhe nga 16 dhjetori, kur është bërë kërkesa e SPAK ka afat deri më 16 mars.
Gazment Bardhi në emër të PD ka deklaruar se mbledhja duhet të jetë e hapur, por socialistët kanë deklaruar se prokurori ka kërkruar që mbledhja të jetë me dyer të mbyllura.



