Friday, March 6, 2026
Google search engine
BallinaPolitikeKëshilli Bashkiak kërkesë SPAK: Kërkojmë të vijë Veliaj në mbledhje të premten...

Këshilli Bashkiak kërkesë SPAK: Kërkojmë të vijë Veliaj në mbledhje të premten – Sot News


Këshilli Bashkiak i Tiranës, i ka bërë një kërkesë Prokurorisë së Posaçme (SPAK), ku kërkon praninë fizike të kryebashkiakut Veliaj në mbledhjen e së premtes. Kërkesa, e cila i drejtohet Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar si dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, argumenton se pjesëmarrja e kryebashkiakut është një e drejtë funksionale e garantuar me ligj, në bazë të Ligjit nr. 139/2015 “Për Vetëqeverisjen Vendore”. Në dokumentin e publikuar nga “Euronews Albania” theksohet: Neni 58, pika 4 i jep Kryetarit të Bashkisë të drejtën të marrë pjesë dhe të raportojë në mbledhjet e Këshillit Bashkiak. Neni 60 përcakton bashkëpunimin e detyrueshëm midis Kryetarit të Bashkisë dhe Këshillit Bashkiak për çështjet e interesit publik.

Duke iu referuar këtyre detyrimeve ligjore, Këshilli Bashkiak i Tiranës kërkon: lejimin e përkohshëm të pranisë fizike së Erion Veliajt në mbledhje, ose, nëse kjo nuk është e mundur; mundësimin e pjesëmarrjes përmes një forme të komunikimit në distancë, si online apo videokonferencë. Në shkresë nënvizohet se pjesëmarrja e kryebashkiakut është e nevojshme për prezantimin e drafteve, buxhetit, raportimeve vjetore dhe çështjeve të administrimit lokal. Këshilli Bashkiak deklaron gatishmëri të plotë për bashkëpunim lidhur me çdo kërkesë sigurie, protokolli apo logjistike nga institucionet përkatëse, me qëllim zhvillimin e një procesi të rregullt ligjor dhe transparent. Institucionet janë ftuar të japin me shkrim vendimmarrjen e tyre, duke marrë parasysh funksionet institucionale dhe të drejtën e kryetarit të Bashkisë për t’u paraqitur para Këshillit Bashkiak.



Burimi sot.com.al

Artikuj te ngjashem
- Advertisment -
Google search engine

Me Te Klikuarat