Saturday, March 7, 2026
Google search engine
BallinaShow BizKështu e urojnë të famshmit shqiptarë 28 Nëntorin!

Kështu e urojnë të famshmit shqiptarë 28 Nëntorin!


28 Nëntori, Dita e Pavarësisë dhe Dita e Flamurit, është një ndër datat më të rëndësishme për kombin shqiptar, duke shënuar shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë në Vlorë në vitin 1912.

Kjo ditë përkujton gjithashtu ngritjen e flamurit kuq e zi nga Skënderbeu në Krujë në vitin 1443.

Në këtë festë kombëtare, qytetet anë e mbanë trevave shqiptare dekorohen me simbole kombëtare dhe zhvillohen aktivitete festive, si koncerte.

Si çdo vit, figura të njohura nga bota e muzikës, kinematografisë, sportit dhe artit, i janë bashkuar urimeve duke ndarë mesazhe patriotike me ndjekësit e tyre në rrjetet sociale

Ata shprehin krenarinë për kombin dhe u urojnë shqiptarëve kudo që ndodhen festën e madhe.

Sabri Fejzullahu i uroi të gjithë shqiptarët me mesazhin e tij poetik duke thënë:

“Valo o flamur i Atdheut, n’ballë të mbajnë, stërnipate Skënderbeut Urime motrave e vëllezërve shqiptarë anë e mbanë botës 28 Nëntori”!

Këngëtarja Yllka Kuqi u bashkua me urimin e saj duke shkruar:

“Urime dita e Flamurit Shqipëri:”

2 Ton zgjodhi një mesazh të shkurtër por të ndjerë me “Urime 28 Nëntori”!

Këngëtari Albatrit Muqiqi u uroi të gjithë shqiptarëve: “Urime festën e 28 nëntorit gjithë Shqiptarëve”!

Eni Koçi u shpreh me krenari duke postuar: “Gëzuar Shqipëria ime”!

Remzie Osmani, Mirsa Kërçeli e shumë të famshëm të tjerë shqiptarë uruan ditën e Flamurit.

Urime edhe nga ne 28 Nëntori! /Prive By Liberta Spahiu



Burimi Privebruto.com

Artikuj te ngjashem
- Advertisment -
Google search engine

Me Te Klikuarat