Saturday, March 7, 2026
Google search engine
BallinaShow BizKjo është gruaja siciliane e Getoarit të BBVK

Kjo është gruaja siciliane e Getoarit të BBVK


Një nga banorët më të komentuar që iu bashkua shtëpisë së Big Brother VIP Kosova 4, Getoari, ka ndarë detaje interesante rreth lidhjes dhe jetës bashkëshortore me gruan e tij, e cila është me origjinë siciliane.

Getoari, i cili hyri në shtëpinë e BBVK mbrëmë, kishte dhënë një intervistë pak ditë më parë bashkë me bashkëshorten e tij.

Ai zbuloi se marrëdhënia e tyre ka një histori të gjatë dhe të veçantë:

“Ne jemi njohur në Belgjikë, unë kam 31 vite që jetoj atje,” tha Getoari, duke sqaruar se me gruan janë bashkë prej gjashtë vitesh.

Një detaj që tërhoqi vëmendjen ishte dasma e tyre madhështore.

“Dasmen e kemi bërë në Turqi vitin e kaluar dhe ka zgjatur pesë ditë,” tregoi banori i ri i BBVK.

Ai gjithashtu ndau një dëshirë që kishte familja e tij përpara se të martohej: “Babi dhe Mami më kanë thënë ‘mere Shqiptare’.”

Pavarësisht këtij këshillimi, Getoari zgjodhi partneren siciliane dhe tani premton një tjetër festë: “Kismet dasmën do e bëjmë edhe në Kosovë,” përfundoi ai. /Prive By Liberta Spahiu





Burimi Privebruto.com

Artikuj te ngjashem
- Advertisment -
Google search engine

Me Te Klikuarat