Friday, March 6, 2026
Google search engine
BallinaPolitikeKonferenca e Kryetarëve mblidhet për kërkesat e PD-së/ Diskutohet projektbuxheti i vitit...

Konferenca e Kryetarëve mblidhet për kërkesat e PD-së/ Diskutohet projektbuxheti i vitit 2026 – Sot News


Sot në orën 14:00 do të mblidhet Konferenca e Kryetarëve.

Sipas rendit të ditës do të diskutohen një sërë projektligjesh dhe do të shqyrtohen kërkesat e PD-së për mocionin me debat lidhur me fondet e IPARD-it, raportin final të OSBE/ODIHR për zgjedhjet dhe për shkarkimin e Presidentit të Republikës Bajram Begaj.

1. Prezantimi i projektligjit “Për buxhetin e vitit 2026” nga ministri i Financave.

2. Shqyrtimi i projektkalendarit të veçantë për shqyrtimin e projektligjit “Për buxhetin e vitit 2026”.

3. Shqyrtimi i projektprogramit të punës së Kuvendit për periudhën 10 nëntor – 19 dhjetor 2025.

4. Shqyrtimi i projektkalendarit të punimeve të Kuvendit për periudhën 10 nëntor – 28 nëntor 2025.

5. Shqyrtimi i kërkesës së një grupi deputetësh të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike Për ngritjen e Komisionit Hetimor të Kuvendit për kontrollin e ligjshmërisë në administrimin e fondeve të programit IPARD II (Instrumenti i Asistencës së Para-Anëtarësimit për Zhvillimin Rural).

6. Shqyrtimi i kërkesës së një grupi deputetësh të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike për mocion për zhvillimin e debatit “Për gjetjet, konkluzionet dhe rekomandimet e raportit final të OSBE-ODIHR-it për zgjedhjet parlamentare të 11 majit 2025”.

7. Përcaktimi i kohës së debatit për raportin e Komisionit për Çështjet Ligjore dhe Administratën Publike në lidhje me kërkesën për shkarkimin e Presidentit të Republikës së Shqipërisë.



Burimi sot.com.al

Artikuj te ngjashem
- Advertisment -
Google search engine

Me Te Klikuarat