Saturday, March 7, 2026
Google search engine
BallinaShow BizKonfirmohet projekti special i Taynës, vjen në ditëlindjen e saj

Konfirmohet projekti special i Taynës, vjen në ditëlindjen e saj


Reperja e njohur, Tayna, ka paralajmëruar zyrtarisht projektin e saj më të ri muzikor me titull “Diamond”.

Për këtë lansim, ajo ka zgjedhur një datë tejet të veçantë dhe simbolike: kënga do të publikohet pikërisht më 14 dhjetor, ditën kur Tayna feston ditëlindjen e saj.

Në paralajmërimin e saj në rrjetet sociale, Tayna ka ndarë edhe një pamje spektakolare nga xhirimet e klipit. Ajo shfaqet me një veshje mbresëlënëse me zinxhirë dhe kurorë, e rrethuar nga figura me shpata, duke i dhënë klipit një atmosferë luftarake dhe mbretërore.

Lëshimi i “Diamond” në datën e ditëlindjes është një traditë e veçantë që e kthen këtë datë personale në një dhuratë të vërtetë për të gjithë fansat e saj, të cilët tani presin me padurim datën 14 Dhjetor për të dëgjuar dhe parë projektin e plotë. /Prive By Liberta Spahiu





Burimi Privebruto.com

Artikuj te ngjashem
- Advertisment -
Google search engine

Me Te Klikuarat