Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, deklaroi se Rusia nuk ka marrë ndonjë kërkesë nga Irani për të dërguar armë gjatë luftës që po zhvillohet.
Duke u pyetur nga një gazetar nëse Moska planifikon të ofrojë mbështetje materiale për Iranin, përfshirë armët, Peskov tha:
“Në këtë rast, nuk ka pasur kërkesa nga ana iraniane. Pozicioni ynë i qëndrueshëm është i njohur mirë nga të gjithë, dhe nuk ka pasur ndryshime në këtë drejtim.”
Vit e kaluar, Irani nënshkroi një marrëveshje partneriteti strategjik 20-vjeçar me Rusinë.
Rusia po ndërton dy njësi të reja bërthamore në Bushehr, vendndodhjen e vetme të centralit bërthamor të Iranit, ndërsa Irani i ka furnizuar Rusisë dronët Shahed për përdorim kundër Ukrainës.



