Monika Kryemadhi është paraqitur këtë të hënë të 1 Shtatorit në Prokurorinë e Posaçme në zbatim të masës së sigurisë “Detyrim Paraqitje”.
Për dosjen e lobimit të LSI në SHBA dhe aferën CEZ-DIA. Gjatë një prononcimi për gazetarët, Kryemadhi hodhi akuza se dëshmitarët janë intimiduar.
FJALA E KRYEMADHIT:
Do të kërkoj edhe shumë dëshmitarë të tjerë, përveç atyre që ka thirrur SPAK, sepse të gjithë mbi 100 e ca njerëz që janë thirrur, asnjëri nuk ka deponim kundër meje apo zotit Meta e të tjerëve. Ajo që të bën përshtypje është se vepra penale, për mua apo mamanë time e të tjerët është pse unë paskam marrë një kredi në vitin 2010 dhe kredia qenka e paligjshme edhe pse kredinë që kam marrë është shlyer në një afat kohor 4-5 vjet ndërsa mamaja ime e ka shlyer për 9 muaj, me të ardhura të tjera. Ka analizë fincanciare prej 580 faqesh nga SPAK, ku ndërkohë kemi edhe ne analizën tonë. Do të ballafaqohen duke pasur një ndryshim. Analiza jonë financiare me atë të SPAK-ut, personi që e ka bërë nuk është ekspert i licencuar nga ministria e Drejtësisë, ndërsa ai që ka bërë timen është i licencuar. Në anën time shikoj shpërdorim detyre dhe një tejkalim kompetencash përveç diskriminim dhe intimidim ndaj dëshmitarëve dhe institucioneve…Të gjitha këto janë gjëra që SPAK i ka përdorur për të marrë informacione ndaj bizneseve të ndryshme dhe e shoh si tejkalim të detyrës për të ushtruar intimidim ndaj bizneseve që mund të kenë qenë pjesë e komunikimit. Do të shikoj edhe thirrjen e disa dëshmitarëve të tjerë. Emër konkret? Tani është shpejt për ta djegur si lajm, por janë emra interesantë. Edhe kushëriri im nga Amerika. Një nga memot që kam kërkuar është pse nuk është marrë në pyetje. Prokurori ka thënë se s’ka ardhur në Shqipëri. Por prokurori siç e ka marrë në pyetje McKeon./Radar.al



