Saturday, March 7, 2026
Google search engine
BallinaAktualitetKryengritje në PD ndaj Berishës? Aulon Kalaja zbulon takimin "sekret" me Salianjin...

Kryengritje në PD ndaj Berishës? Aulon Kalaja zbulon takimin “sekret” me Salianjin dhe Alimehmetin, tregon kush ia bëri ftesën


Aulon Kalaja i cili është një nga personat që ishte pjesë e takimit “sekret” me Ervin Salianjin, Ilir Alimehmetin dhe eksponentë të tjerë të PD, ka zbuluar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin se cili ishte qëllimi i kësaj “mbledhjeje”.

Nëse kemi të bëjmë me një kryengritje në PD ndaj Berishës, Aulon Kalaja theksoi se takimi ishte i thjeshtë midis demokratëve që kanë marrë disa vota nga lista e hapur.

Aulon Kalaja u shpreh se ftesën për të marrë pjesë në këtë takim e ka marrë nga Ervin Salianji, ndërsa theksoi se s’kemi të bëjmë me asnjë lëvizje apo fraksion të ri brenda PD-së.

Ish-kandidati Aulon Kalaja u shpreh se ishte kafe miqësore ndërsa shtoi se kritikat ndaj Partisë Demokratike i ka bërë gjithmonë publikisht.

“Ishim njerëzit që kemi marrë më shumë vota nga lista e hapur. Nuk jam pjesë e asnjë lëvizje të re, asnjë fraksioni të ri. Ishte kafe miqësore. Nuk u prodhua asnjë lajm, deklaratë apo foto.

U fol për çështje që shqetësojnë PD-në. Unë kam pasur kritika për PD-në dhe i kam bërë publikisht. Mu kërkua të marr pjesë në këtë takim.

Ftesat i ka bërë Ervin Salianji. Unë kam marrë pjesë në takim dhe do marr pjesë në çdo takim tjetër që është në të mirë të PD dhe në ringritjen e PD”-tha Kalaja.



Burimi Lexo.al

Artikuj te ngjashem
- Advertisment -
Google search engine

Me Te Klikuarat