Analisti Genc Burimi foli në lidhje Skype në një emision televziiv. Duke u ndalur te çështja Balluku, Burimi theksoi se zv.kryeministrja duhej të ishte shkarkuar nga postet që mban në qeveri.
“Për akuza kaq të rënda duhet të shkarkohet kryeministri. Nëse Gjykata Kushtetuese e kthen në detyrë, pra po e bëri këtë gjë do të jetë një vetëvrasje.”
Më tej foliu dhe për zërat e një lëvizjeje të re brenda Partisë Demokratike, me protagonist Ervin Salianji, gjë të cilën Burimi e shikon me skepticizëm.
“Reagimet janë të pritshme, a mund të jetë këto iniciativa të suksesshme nuk e besoj. Sepse eksperiencat na e kanë treguar. Basha e provoi, Alibeaj e provoi…Sepse partia ka një emër, ka një markë. Një parti që pëson të tilla lëkundje nuk është gjë e mirë, por tjetër zgjidhje nuk ka. Ajo që e dobëson një parti është kur jepet imazhi opinionit publik që diçka e bëj në lidhje me interesin tim dhe jo me interesin e përgjithshëm. Pasi interesi publik përfshin edhe ato që nuk janë në PD. Ajo që i bashkon të gjithë është programi…Sot a ka ndonjë propozim sepse kemi edhe rastin konkret me Ballukun, sepse këto duan qytetarët. Pra këtë spektakël duhet t’ja kursejmë shqiptarëve”, tha Burimi.
Sakaq, Burimi thotë se me rastet e korrupsionit të Ballukut, edhe kryeministri Rama duhej të ishte në ndjekje penale, gjë të cilën e shikon si veprim me dy standarde nga ana e qeverisë.
“E kam ndjekur, siç vepron jashtë vepron edhe brenda. Siç tha edhe Nano kur u shkëput Ilir Meta me LSI…A e dëmton Ramën që ra në burg Tahiri, doli që jo. Dëmtimi matet kur ke zgjidhje…Ajo që është me rëndësi është fakti që drejtësia duhet të veprojë, por nuk po vepron. As në rastin e Ballukut…Gjithçka ka dy standarde. Kur jemi në aferë penale mos kërkoni zgjidhje nga pushteti, as nga opozita, por ka drejtësia. Rama edhe vetë është penalisht i ndjekshëm. Nuk është elegante të sulmosh drejtësinë kur je në pushtet…Me gjithë këto afera Rama nuk është thirrur asnjëherë, dhe kjo do të thotë që ka një bashkëveprim nën hije mes Ramës e drejtësisë…Afera e McGonigal, Balluku, dhe asnjëherë…”, theksoi analisti.



