Saturday, March 7, 2026
Google search engine
BallinaAktualitet"Ku ka shqiptarë, ka shpirt kuqezi", Spiropali viziton Komunën e Tetovës: Qendër...

“Ku ka shqiptarë, ka shpirt kuqezi”, Spiropali viziton Komunën e Tetovës: Qendër dinamike arsimore, kulturore dhe shoqërore në rajon


Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali vijoi vizitën e saj zyrtare në Komunën e Tetovës të Maqedonisë së Veriut.

Spiropali u prit fillimisht në Komunën e Tetovës nga Kryetari Bilall Kasami.

Në fokus të takimit ishte zhvillimi lokal, sfidat e qytetit dhe rolin që Tetova luan sot si një qendër dinamike arsimore, kulturore dhe shoqërore në rajon.

Më tej, Spiropali dhe zyrtarët lokalë ndoqën performancat artistike të të rinjve në shkollën e mesme mjekësore të Tetovës.

“Një gjeneratë e re ruan me pasion vlerat, traditat dhe trashëgiminë që e bëjnë këtë qytet kaq të gjallë, krenar dhe frymëzues për të mirën e përbashkët”, theksoi Spiropali nga shkolla e mesme mjekësore.

Postimi i plotë:

🇦🇱🇲🇰 Ku ka shqiptarë, ka atdhedashuri, patriotizëm, shpirt kuqezi!

Pritja në Komunën e Tetovës nga Kryetari Bilall Kasami ishte një ndalesë me shumë domethënie, ku folëm për zhvillimin lokal, sfidat e qytetit dhe rolin që Tetova luan sot si një qendër dinamike arsimore, kulturore dhe shoqërore në rajon.

🦅 Me emocione shijuam performancat artistike të të rinjve në shkollën e mesme mjekësore të Tetovës, aty ku një gjeneratë e re ruan me pasion vlerat, traditat dhe trashëgiminë që e bëjnë këtë qytet kaq të gjallë, krenar dhe frymëzues për të mirën e përbashkët. ❤️



Burimi Lexo.al

Artikuj te ngjashem
- Advertisment -
Google search engine

Me Te Klikuarat