Kandidati për Bashkinë e Tiranës i mbështetur nga opozita, Florjan Binaj ka zhvilluar takim me qytetarët në rrugën “Myslym Shyri”. Binaj është takuar me tregtarë, banorët e zonës dhe me kalimtarë të rastit ku ka shpalosur programin e tij për drejtimin e Tiranës.
“Sot jemi në zonën e “Myslym Shyrit”. Ky qytet është i yni, qytetarët janë zëri i tij”, shkruan Binaj.
Në zgjedhjet e pjesshme lokale, data e të cilave për Tiranën nuk është caktuar ende, Florjan Binaj garon përballë kandidates së Partisë Socialiste Ogerta Manastirliu dhe kreut të Lëvizjes Bashkë Arlind Qori.



