Saturday, March 7, 2026
Google search engine
BallinaShow BizLabi e konfirmon hyrjen në BBV?

Labi e konfirmon hyrjen në BBV?


Saga e hyrjes së Labinot Rexhës në Big Brother VIP po bëhet gjithnjë e më misterioze!

Prej kohësh përflitet për dëshirën e tij të madhe për të qenë pjesë e formatit, por veprimet e fundit të këngëtarit mbrëmë dhe sot kanë “kallur” rrjetin.

​Gjithçka nisi natën e kaluar, kur vetë Labi hodhi “bombën” me statusin epik “Baba po vjen”, vetëm për ta fshirë atë me urgjencë pak momente më vonë.

Pishman apo strategji marketingu?

Ende pa u sqaruar mirë ky veprim i çuditshëm, ai është rikthyer sot me një tjetër “thumb” që ka përforcuar dyshimet se hyrja e tij është punë e kryer.

​Në postimin e fundit, ai shkruan:

​”Nuk hyj për t’u fshehur pas murit, hyj që muri të tundet prej meje.”

​Pas fshirjes taktike të statusit të parë, kjo deklaratë për “tundjen e mureve” po interpretohet si sinjali përfundimtar.

Duket se Labi jo vetëm që do të hyjë, por po paralajmëron se shtëpia nuk do të jetë më e qetë pas ardhjes së tij! /Prive By Liberta Spahiu



Burimi Privebruto.com

Artikuj te ngjashem
- Advertisment -
Google search engine

Me Te Klikuarat