Saturday, March 7, 2026
Google search engine
BallinaShow BizLabi gati arrin ëndrrën, drejt futjes sonte në BBVK

Labi gati arrin ëndrrën, drejt futjes sonte në BBVK


Pas një sage të gjatë kërkesash publike, e madje edhe protestash për t’u bërë pjesë e formatit, duket se Labinot Rexha më në fund po e realizon ëndrrën e tij.

Këngëtari shfaqur nga ambientet e shtëpisë më të famshme në Kosovë. Por, hyrja e tij nuk është ende e vulosur përfundimisht si banor me të drejta të plota.

Moderatori i programit, Alaudin Hamiti, ka bërë të ditur kthesën e papritur të kësaj ngjarjeje. Ai njoftoi se do të hapet një televotim i posaçëm, përmes të cilit “Vëllai i Madh” ia ka dorëzuar fuqinë publikut.

Do të jenë teleshikuesit ata që do të vendosin me votat e tyre nëse Labi do të vazhdojë të qëndrojë si banor zyrtar i “Big Brother VIP Kosova”, apo nëse aventura e tij do të përfundojë ende pa nisur mirë.

Mbetet për t’u parë nëse këmbëngulja e tij do të shpërblehet nga votat e publikut!



Burimi Privebruto.com

Artikuj te ngjashem
- Advertisment -
Google search engine

Me Te Klikuarat