Friday, March 6, 2026
Google search engine
BallinaAktualitetLAJMI I FUNDIT/ IRANI lëshon RAKETA BALISTIKE në TURQI

LAJMI I FUNDIT/ IRANI lëshon RAKETA BALISTIKE në TURQI


Ministria e Mbrojtjes Kombëtare e Turqisë ka bërë të ditur se një raketë balistike e lëshuar nga Irani ka kaluar mbi hapësirën ajrore të Irakut dhe Sirisë, duke u drejtuar më pas në drejtim të territorit turk.

Përmes një njoftimi zyrtar, autoritetet turke sqaruan se raketa është neutralizuar në ajër nga sistemet e mbrojtjes ajrore dhe raketore të NATO-s, përpara se të hynte në hapësirën ajrore të Turqisë.

Sipas të njëjtave burime, fragmenti që ra në rajonin Dortyol, në provincën Hatay, është identifikuar si pjesë e një municioni të sistemit të mbrojtjes ajrore që realizoi interceptimin e objektivit në ajër.

Autoritetet konfirmuan se nga incidenti nuk raportohen viktima apo persona të lënduar, ndërsa situata po monitorohet nga strukturat përkatëse të sigurisë.



Burimi Lexo.al

Artikuj te ngjashem
- Advertisment -
Google search engine

Me Te Klikuarat