Friday, March 6, 2026
Google search engine
BallinaPolitike"Largimi i Spiropalit lidhet me përplasjet politike dhe..."/ Gazetari: Rama ‘vrau dy...

“Largimi i Spiropalit lidhet me përplasjet politike dhe…”/ Gazetari: Rama ‘vrau dy zogj me një gur’ – Sot News


Gazetari Klodian Tomorri duke komentuar zhvillimet politike ka sugjeruar se vendimet e edi Ramës për ndryshime në nivelet e larta të qeverisjes lidhen me dinamika të brendshme politike dhe me mënyrën se si ai menaxhon figurat që krijojnë kontakte ndërkombëtare.

I ftuar në nje studio televizive, Tomorri tha se në këtë rast kryeministri ka arritur dy qëllime njëkohësisht.

Sipas tij, një nga arsyet lidhet me raportet mes Elisa Spiropali dhe zv/kryeministres Belinda Balluku, për të cilat kanë qarkulluar prej kohësh zëra për tensione politike. Ai përdori një analogji për të shpjeguar mënyrën si, sipas tij, funksionojnë shpesh kompromiset në politikë.

Tomorri ngriti edhe një tjetër argument, që sipas tij lidhet me mënyrën se si kryeministri reagon ndaj zyrtarëve që krijojnë rrjete të forta komunikimi jashtë vendit. Sipas Tomorrit, në disa raste kryeministri ka vendosur t’i largojë këto figura pas një periudhe kohe.

Gazetari përmendi edhe zërat që kanë qarkulluar gjatë kësaj periudhe, sipas të cilave Spiropali mund të ketë shprehur kritika ndaj Ballukut në takime me diplomatë të huaj.

‘Unë mendoj që Edi Rama me një gur ka vrarë dy zogj në këtë rast. E para, ja ka dhënë Elitës kusur Belindës, për shkak të përplasjeve që ato kanë patur dhe kjo është tipike.

Shiko, i ke parasysh këto bandat mafioze kur janë në luftë me njëra-tjetrën dhe takohen kryetarët për të bërë paqe apo për të bërë marrëveshje, zakonisht lëshohet një ushtar për sakrificë, për kurban. Kësaj radhe i takoi Elisës kjo punë. Kjo është arsyeja e parë.

Ndërsa arsyeja e dytë mendoj që ka një, ka një traditë të konsoliduar tashmë në mënyrën se si Edi Rama sillet me ata zyrtarë të cilët krijojnë kontakte ëh në kancelaritë e Europës apo dhe në Uashington. Dhe përgjithësisht posti i ministrit të jashtëm ta krijon, t’i krijon këto kontakte.

Po ta shikosh edhe me ministra të tjerë të jashtëm, Rama ka ndërmarrë të njëjtën masë. Ai pas një periudhe kohe i ka hequr. Duke zënë dhe vendin madje. Nuk do ta quaja xhelozi, por më shumë një lloj frike nga kontaktet që këta njerëz mund të vendosin jashtë në atë parimin e famshëm që njeriu i vetëm që duhet të komunikojë me jashtë është Edi Rama dhe askush tjetër nuk lejohet të ketë linja komunikimi.

Dhe në këtë pikë bie dakord me Belindin ëh që solli edhe rastin e takimit në Shtëpinë e Bardhë të Spiropalit, apo takime të tjera që ajo mund të ketë patur në kancelari.

Po shiko, zërat që Elisa Spiropali ka folur kundër Belinda Ballukut qoftë në ambasadat e huaja apo ndoshta dhe në këto kancelaritë apo takime me të huajt, kanë qenë prezent gjatë kësaj kohe dhe madje Edi Rama e ka shprehur edhe publikisht kur ka thënë anglishtfolësit që sulmojnë llojin tonë, ne duhet të jemi në unitet, duhet të jemi të bashkuar’, tha Klodian Tomorri gjatë bisedës.



Burimi sot.com.al

Artikuj te ngjashem
- Advertisment -
Google search engine

Me Te Klikuarat