Saturday, March 7, 2026
Google search engine
BallinaPolitikeLëvizja brenda PD, avokati zbulon prapaskenat: Salianji dhe Alimehmeti janë oksigjen i...

Lëvizja brenda PD, avokati zbulon prapaskenat: Salianji dhe Alimehmeti janë oksigjen i PD – Sot News


Avokati Edmond Petraj, i ftuar në një studio televizive, ka komentuar situatën politike brenda Partisë Demokratike.

Petraj tha se e shikon lëvizjen e nisur nga Alimehmeti dhe Salianji si oksigjen brenda Partisë Demokratike.

Pjesë nga biseda:

Petraj: Salianjin dhe Alimehmetin i shikoj si oksigjen të Partisë Demokratike. Nuk mendoj se do të ashpërsohet pjesa e spirales. Nuk mendoj se do të kenë ndonjë lloj agresiviteti në anën e Berishës. Pavarësisht se Berisha hodhi një ofendim ndaj tyre.

Gazetari: Ku ishte pjesa e ofendimit?

Petraj: Që nga momenti që tha s’bënin fushatë, nuk vinin, kjo s’i takon Berishës, ai është lider. Salianji bëri burg, pra ai e ka paguar, dhe ishin këta shkatërruar këta që vinin në sallën e gjyqit, shanin, bënin dhe bënin kapadaiun në sallën e gjyqit. Unë i shikoj oksigjen: Salianji, Ilir Auloni, kanë dhënë prova që janë shumë kreativë, mbledhin njerëz.

Gazetari: Kam përshtypjen se Auloni nuk është organizator.

Petraj: As ata nuk po dalin si organizatorë, për momentin ata po dalin në takim me demokratët.



Burimi sot.com.al

Artikuj te ngjashem
- Advertisment -
Google search engine

Me Te Klikuarat