Saturday, March 7, 2026
Google search engine
BallinaPolitikeLigji i Mbrojtjes Kombëtare të SHBA-ve, një lajm historik për Kosovën dhe...

Ligji i Mbrojtjes Kombëtare të SHBA-ve, një lajm historik për Kosovën dhe gjithë Ballkanin Perëndimor


Koço Kokëdhima: Ligji i Mbrojtjes Kombëtare të SHBA-ve, një lajm historik për Kosovën dhe gjithë Ballkanin Perëndimor

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, nënshkroi ligjin që zyrtarizon Aktin për autorizimin e mbrojtjes kombëtare, i miratuar nga dy dhomat e Kongresit amerikan, që kap shifrën e gati një trilion dollarësh, njoftoi Shtëpia e Bardhë. Në këtë dokument përmendet edhe Kosova dhe Marrëveshja për rrugën drejt normalizimit të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, e arritur në shkurt të vitit 2023 me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian. Kjo Marrëveshje, sipas dokumentit, “përfaqëson një hap pozitiv drejt normalizimit mes dy vendeve, të cilat “duhet të synojnë përparim të shpejtë në zbatimin e Aneksit të kësaj marrëveshjeje”.

Sipas aktit të mbrojtjes kombëtare të SHBA-së të nënshkruar nga Presidenti Trump, “SHBA-ja do të vazhdojë mbështetjen e një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse përfundimtare mes Kosovës dhe Serbisë, e bazuar në njohjen e ndërsjellë, duke mos mbështetur shkëmbime territoriale, ndarje apo ndryshime të tjera të kufijve sipas linjave etnike në Ballkanin Perëndimor për zgjidhjen e konflikteve, dhe duhet t’i mbështesë demokracitë pluraliste në rajon si një mjet për të parandaluar rikthimin e konflikteve etnike”.

Për politikanin dhe biznesmenin Koço Kokëdhima, ky lajm është historik për fakti se SHBA-të përkrahin Kosovën dhe vendet tjera të rajonit në rrugën drejt integrimit në NATO dhe BE, dialogun Kosovë-Serbi të bazuar në njohje reciproke dhe se ato janë kundër ndryshimit të kufijve, ndarjeve, apo shkëmbimit të territoreve sipas vijave etnike për zgjidhjet e mosmarrëveshjeve ndërmjet shteteve në Ballkan!

Reagimi i Kokëdhimës

Më 8 dhjetor morëm lajmin fantastik për Kosovën në atë që përmbante Ligji i Mbrojtjes Kombëtare të SHBA, e me dekretimin e këtij ligji nga Presidenti Trump, ky lajm tanimë është historik!

Deklarata ime e 8 dhjetorit 2025:

Qëndrimet e Amerikës me interes për Kosovë të Kodifikuara me Ligjin NDAA 2026!

Një ndër ligjet më të rëndësishme në SHBA është NDAA – National Defense Authorization Act (Ligji mbi Autorizimet e Mbrojtjes Kombëtare) që është në fazën finale të aprovimit nga Kongresi i SHBA, pasi që ka marrë dritën jeshile të Senatit, dhe pas aprovimit edhe nga Dhoma e Përfaqësuesëve, NDAA për vitin fiskal 2026 do jetë në tavolinën e Zyrës Ovale për dekretim nga Presidneti Trump.

Në tekstin e draft ligjit NDAA të publikuar para pak orëve (mbi 3000 faqe), që përcaktojnë thuajse gjithëçka që ka të bëjë me sigurinë kombëtare të SHBA-ve — që nga pajisjet ushtarake e prokurimi i tyre, pagat e ushtarëve, e deri tek strategjitë mbrojtëse e buxheti i mbrojtjes — është përfshirë edhe një seksion që kodifikon me ligj politikën amerikane ndaj Ballkanit Perëndimor dhe Kosovës.

Ligjit në fjalë — sipas NDAA 2026:

— SHBA-të përkrahin Kosovën dhe vendet tjera të rajonit në rrugën drejt integrimit në NATO dhe BE;

— SHBA-të përkrahin dialogun Kosovë-Serbi të bazuar në njohje reciproke;

— SHBA-të nuk përkrahin ndryshim kufijsh, ndarje, apo shkëmbim territoresh sipas vijave etnike për zgjidhjet e mosmarrëveshjeve ndërmjet shteteve në Ballkan!



Burimi Shekulli.com.al

Artikuj te ngjashem
- Advertisment -
Google search engine

Me Te Klikuarat